Trampi arriti në Izrael
- Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp sot në aeroportin izraelit "Ben Gurion" u prit nga presidenti dhe kryeministri i Izraelit, Isak Hercog dhe Benjamin Netanjahu.
- Post By Ramize Qamili
- 11:15, 13 tetor, 2025
Jerusalem, 13 tetor 2025 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp sot në aeroportin izraelit "Ben Gurion" u prit nga presidenti dhe kryeministri i Izraelit, Isak Hercog dhe Benjamin Netanjahu.
"Kjo është një ditë e mrekullueshme. Ndoshta dita juaj më e mirë", u tha Trampi, Hercogut dhe Netanjahut.
Ndërsa, Netanjahu u përgjigj: "kjo është histori".
Ambasadori izraelit në Uashington, Jehiel Lajter deklaroi se Trampi i tha: "E di që djali yt po të shikon me buzëqeshje, e di këtë, apo?
Djali i Lajterit, majori Moshe Jedidadija Lajter u vra në luftimet e Rripit të Gazës në vitin 2023. rq/
Foto: EPA