Trampi anulon faljet e Bajdenit, të burgosurit kthehen në burgun e Kolorados
- Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, ka anuluar urdhrat për faljen e 37 kriminelëve të dënuar, të lëshuar më parë nga paraardhësi i tij Xho Bajden, raporton "Uollstrit xhurnal" (WSJ).
- Post By Ramize Qamili
- 09:38, 13 tetor, 2025
Uashington, 13 tetor 2025 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, ka anuluar urdhrat për faljen e 37 kriminelëve të dënuar, të lëshuar më parë nga paraardhësi i tij Xho Bajden, raporton "Uollstrit xhurnal" (WSJ).
Pas vendimit të Trampit, shumica e këtyre të burgosurve u transferuan në burgun federal të sigurisë maksimale ADH Florens në Kolorado, ku të burgosurit kalojnë deri në 23 orë në ditë në izolim.
Trampi kritikoi ashpër vendimin e Bajdenit për të anuluar dënimet me vdekje dhe për t'i riemërtuar ato në burgim të përjetshëm, duke theksuar se "ata që shkatërruan jetën e të tjerëve tani do ta përjetojnë vetë drejtësinë".
Përjashtim u bë vetëm për disa të burgosur me probleme serioze shëndetësore, të cilët u transferuan në institucione të posaçme mjekësore.
Sipas "Uollstrit xhurnal", gjatë takimeve të brendshme, përfaqësuesit amerikanë diskutuan dhe për shtrëngimin e mundshëm të kushteve në burgun e Florenses, duke vlerësuar se "dritaret e qelive dhe cilësia e ushqimit janë shumë të rehatshme për të burgosurit me rrezik të lartë".
Në mars, Trampi shpalli zyrtarisht urdhrat e faljes nga Bajdeni të pavlefshëm, duke pretenduar se ato ishin lëshuar nga një "sistem i automatizuar pa kontroll njerëzor", për të cilin tha se "minon legjitimitetin e gjyqësorit dhe sundimin e ligjit". rq/
Foto: arkivi i MIA-s