• e hënë, 13 korrik 2026

Tramp: Sulmi rus mbi Kievin und t'i pengojë përpjekjet paqësore

Tramp: Sulmi rus mbi Kievin und t'i pengojë përpjekjet paqësore

Uashington, 15 maj 2026 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, ka sugjeruar se sulmi vdekjeprurës rus ndaj një ndërtesë banimi në Kiev, në të cilin janë vrarë 24 persona, duke përfshirë tre fëmijë, mund të pengojë përpjekjet për të zgjidhur në mënyrë paqësore luftën në Ukrainë.

Tramp para gazetarëve në aeroplanin qeveritar "Er Fors 1", me të cilin fluturoi nga Pekini, deklaroi se kishte diskutuar për konfliktin në Ukrainë me presidentin kinez Ksi Xhinping dhe se të dy shprehën dëshirën për të parë një fund të luftimeve.

"Ne duam që kjo të zgjidhet. Gjërat dukeshin mirë deri mbrëmë, por ata (ukrainasit) kanë pësuar një goditje të madhe... Pra, do të ndodhë (një fund i luftës), por është për të ardhur keq", tha Tramp për sulmin rus.

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të ndëshkojë Moskën për sulmin në ndërtesën.

Ndërkohë, Moska bëri të ditur se katër persona, përfshirë një fëmijë, janë vrarë mbrëmë në një sulm me dron ukrainas në qytetin rus Rjazan.

Të dyja palët mohojnë kryerjen e sulmeve të synuara kundër civilëve. mb/

Foto: Shërbimi për Gjendje të Jashtëzakonshme i Ukrainës

QËNDRONI TË LIDHUR