Tramp: Problemi në Francë nuk janë shkollat, por Islami që dëshiron të marrë pushtetin
- Situata në Francë nuk lidhet me problemet në arsim, por me Islamin që dëshiron ta marrë pushtetin në atë vend, deklaroi sot presidenti i SHBA-së, Donald Tramp.
- Post By Fami Bajrami
- 19:58, 6 tetor, 2026
Uashington, 6 tetor 2026 (MIA) – Situata në Francë nuk lidhet me problemet në arsim, por me Islamin që dëshiron ta marrë pushtetin në atë vend, deklaroi sot presidenti i SHBA-së, Donald Tramp.
Në një postim në rrjetin e tij social "Truth Social", ai deklaroi se një situatë e tillë është pasojë, siç pretendon ai, "e migrimit masiv të pakontrolluar".
"Ajo që po ndodh në Francë nuk është asgjë më pak se migrim masiv i pakontrolluar. Kjo nuk është çështje shkollash, kjo është çështje e Islamit që dëshiron të marrë vendin dikur të madh", shkroi Trampi.

Protestat masive dhe bllokadat nga studentët në të gjithë Francën të shkaktuara, siç thonë protestuesit, nga kushtet e këqija arsimore dhe mungesa e profesorëve, "janë përshkallëzuar në konfrontim me policinë, me mijëra arrestime dhe akuza të ndërsjella midis partive politike".
Foto: DPA