• e hënë, 16 nëntor 2026

Tramp: Po bisedojmë me Iranin, nuk do të sulmojmë para zgjedhjeve të nëntorit

Tramp: Po bisedojmë me Iranin, nuk do të sulmojmë para zgjedhjeve të nëntorit

Uashington, 8 tetor 2026 (MIA) – Presidenti amerikan, Donald Tramp, deklaroi sot se SHBA po zhvillon bisedime produktive me Iranin dhe se nuk do ta sulmojnë atë vend para zgjedhjeve për Kongresin në mesin e mandatit në nëntor.

“Po zhvillojmë bisedime produktive me Republikën Islamike të Iranit”, shkroi Trampi në postimin në rrjetin "Truth social".

Trampi shtoi se bllokada amerikane ndaj porteve iraniane mbetet në fuqi dhe se nafta po rrjedh nëpër Ngushticën e Hormuzit.

“Nuk do ta sulmojmë Iranin në asnjë moment para zgjedhjeve të mesit të mandatit që në SHBA do të mbahen më 3 nëntor”, përfundoi Trampi.

QËNDRONI TË LIDHUR