Tramp: Mendoj se Putini dëshiron paqe në Ukrainë pavarësisht sulmeve të fundit
- Presidenti amerikan, Donald Tramp mbrëmë deklaroi se beson që Presidenti rus, Vladimir Putin, dëshiron që lufta në Ukrainë të përfundojë, pavarësisht sulmeve të fundit ruse.

Uashington, 30 prill 2025 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp mbrëmë deklaroi se beson që Presidenti rus, Vladimir Putin, dëshiron që lufta në Ukrainë të përfundojë, pavarësisht sulmeve të fundit ruse.
Presidenti amerikan e deklaroi këtë në një intervistë për Ej-Bi-Si-Njuz.
"Mendoj se dëshiron," u përgjigj Tramp kur u pyet nëse mendon se Putini dëshiron paqe.
"Nëse nuk do të isha unë, mendoj se ata do ta kishin pushtuar të gjithë vendin. Do t'ju them, nuk isha i lumtur kur pashë Putinin se si lëshonte raketa" në disa qytete, tha lideri amerikan. ls/
Foto: EPA