Tramp: FIFA do të bëjë gabim të tmerrshëm nëse e ndërron Infantinon
- Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp beson se Asociacioni Botëtor i Futbollit (FIFA) do të bënte gabim nëse do ta ndërronte kryetarin e saj, Xhani Infantino.
- Post By Melahat Baftija
- 08:11, 11 gusht, 2026
Uashington, 11 gushbt 2026 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp beson se Asociacioni Botëtor i Futbollit (FIFA) do të bënte gabim nëse do ta ndërronte kryetarin e saj, Xhani Infantino.
"FIFA do të bënte një gabim të tmerrshëm nëse, për çfarëdo arsye, do ta zëvendësonte kryetarin Xhani Infantino. Ai është fantastik, pasi sapo ka organizuar Kupën e Botës më të suksesshme në histori, katër herë më të madhe se të gjitha Kupat e Botës të mëparshme. Nëse ai largohet, Kampionati botëror nuk do të jetë më kurrë aq i suksesshëm ose fitimprurës", shkroi Tramp në rrjetet sociale.
Infantino është përballur më parë me kritika pasi plani i tij për të tërhequr investime private në kompaninë që do të menaxhonte garat e FIFA-s, përfshirë Kampionatin botëror dhe për t'u shitur aksione investitorëve dështoi.
Për më tepër, sipas Telegraf, Unioni i Asocicineve Evropiane të Futbollit (UEFA) po shqyrton një hetim mbi sjelljen e Infantinos gjatë 16 viteve të tij në organizatë pas zbulimeve në lidhje me pagesat për të dashurën e tij të dyshuar. mb/
Foto: EPA