• e mërkurë, 28 gusht 2024

Tramp: Bajden dhe sidomos Harris e çojnë Amerikanë drejt Luftës së Tretë Botërore

Tramp: Bajden dhe sidomos Harris e çojnë Amerikanë drejt Luftës së Tretë Botërore

Uashington, 26 gusht 2024 (MIA) - Ish-presidenti amerikan dhe kandidati republikan në zgjedhjet e ardhshme, Donald Tramp vlerësoi se administrata e presidentit Xho Bajden, e sidomos kandidatja e demokratëve Kamala Harris janë duke e çuar Amerikanën drejt Luftës së Tretë Botërore.

"Kush negocion për ne në Lindjen e Mesme? Bomba hidhen gjithandej. I fjeturi Xho (Bajden) fle në plazhtet e Kalifornisë, i përndjekur nga demokratët, ndërsa mikja e tij Kamala (Harris) është në turne  me autobus me Tampon Tim (kandidatin demokrat për nënpresident Tim Volc), përzgjedhja e saj vërtet e keqe për nënpresident. Le të mos ndodh Lufta e Tretë Botërore, sepse në këtë drejtim po shkojmë", shkroi Tramp në rrjetin X.

Deklarata e Trampit vjen gjatë eskalimit në Lindjen e Mesme.

Izraeli nisi dje një seri sulmesh ajrore ndaj objektivave të Hezbollahut në Libanin jugor, duke thënë se sulmet ishin një veprim parandalues ​​për të parandaluar Hezbollahun të lëshonte raketa dhe predha në Izraelin qendror.

Nga ana tjetër, Hezbollahu ka bërë të ditur se në fazën e parë të sulmit ndaj Izraelit ka lëshuar 230 raketa në veri të këtij vendi, si kundërpërgjigje ndaj vrasjes së komandantit të lartë të Hezbollahut, Fuad Shukr, më 30 korrik në Bejrut. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR