• e martë, 17 nëntor 2026

Toptha patateje (knödel) me kumbulla

Toptha patateje (knödel) me kumbulla

Këto toptha të buta patateje me kumbulla të lëngshme në mes, që kalohen nëpër thërmi buke të skuqura aromatik dhe të spërkatura me sheqer, janë ëmbëlsirë e thjeshtë, e bërë në shtëpi dhe e pashmangshme.

Përbërësit për topthat (Knodel):

1 kg patate

pak kripe

150 gr miell

1 e verdhë veze

pak vaj, gjalpë ose margarinë - sipas dëshirës

Për mbushjen:

20 kumbulla të pjekura

Për shtresën e fundit:

100–150 gr sheqer pluhur

150 gr thermi buke

1-2 lugë gjalpë kanellë

Përgatitja:

Qëroni patatet, pritini në copa, vendosini në tenxhere, mbulojini me ujë të ftohtë dhe ziejini derisa të zbuten. Shtypini patatet e ziera derisa janë ende të ngrohta dhe lërini të ftohen pak. Ndërkohë, hiqni farat nga kumbullat. Shtoni të verdhën e vezës, kripën dhe miellin në purenë e patateve të ftohura. Shtoni miellin gradualisht. Brumi është ngjitës, nuk duhet shtuar më miell sepse do të jetë i fortë kur të gatuhet. Merrni pjesë më të vogla të brumit dhe hapini në pëllëmbën e dorës me duar të spërkatura me miell. Vendosni një kumbull në mes dhe mbylleni me kujdes brumin rreth saj, duke formuar  top. Në një tenxhere më të madhe, vendosni ujë me pak kripë dhe lërini të ziejnë. Ulni nxehtësinë dhe zhytni me kujdes topthat në ujë, mos vendosni shumë, ato nuk duhet të prekin kur të gatuhen. Kur toptha të dalin në sipërfaqe, zijeni për 1-2 minuta të tjera, pastaj hiqini me një lugë me vrima.

Në një tigan të madh, shkrini gjalpin dhe skuqni thermit e bukës derisa të marrë ngjyrë të artë. Vendosni me kujdes knodlit e ziera në tiganin me thërmi buke dhe tundeni lehtë tiganin që t’i mbulojë mirë. Në fund, spërkatni me sheqer pluhur dhe kanellë dhe shërbejini të ngrohta.

 

 

FOTO: Magnific 

QËNDRONI TË LIDHUR