• e enjte, 29 gusht 2024

Thofre: Ardhja e Makronit në Serbi është me rëndësi për rrugën e saj evropiane

Thofre: Ardhja e Makronit në Serbi është me rëndësi për rrugën e saj evropiane

Beograd, 28 gusht 2024 (MIA) - Shefi i delegacionit të BE-së në Beograd, Emanuel Zhofre, sot deklaroi se është "lajm pozitiv" që presidenti i Francës, Emanuel Makron vjen për vizitë në Serbi, duke vlerësuar se kjo është me rëndësi për rrugën evropiane.

"Kjo është pjesë e angazhimit të vendeve-anëtare të cilat punojnë në përforcimin e marrëdhënieve bilaterale me Serbinë, e gjithashtu është me rëndësi në kontekst të rrugës evropiane të Serbisë", deklaroi Zofre për gazetarët në Beograd, pas prezantimit të programit për zëmbimin shkollor në Ballkanin Perëndimor.

Makron nesër dhe pasnesër do të qëndrojë në Serbi, ku do të bisedojë me presidentin Aleksandar Vuçiq, do ta zbulojë pllakën me rastin e përfundimit të punëve për modernizimin e aeroportit beogradas "Nikolla Teslla", do ta vizitojë galerinë në Novi Sad dhe do të mbajë fjalim në Forumin për të rinj dhe inteligjencë artificiale.

Pallati i Eliseut paraprakisht kumtoi se Makron do ta konfirmojë mbështetjen për integrimin evropian të Serbisë dhe se vizita e tij do të jetë mundësi të bisedojnë me Vuçiqin për ekonominë, energjinë, kulturën dhe inteligjencën artificiale. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR