• e mërkurë, 10 qershor 2026

"Tesla" tërheq më shumë se 200.000 automjete në SHBA 

Los Anxhelos, 7 maj 2026 (MIA) - Prodhuesi amerikan i automojeteve "Tesla" po tërheqë 218.868 automjete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të problemit me vonesën e shfaqjes së imazheve nga kamera për pamjen e pasme, gjë që mund të rrisë rrezikun e aksidenteve, njoftoi Administrata kombëtare e sigurisë së trafikut në autostrada (NHTSA). 

Imazhi nga kamera për pamjen e pasme në këto automjete mund të shfaqet me vonesë kur makina, për shembull, do të lëvizë nga mbrapa (rikverc), duke ulur dukshmërinë e shoferit, sipas NHTSA-së. Tërheqja përfshin modele të caktuara të Teslas, përkatësisht "Model 3", "Model Ypsilon", "Model X" dhe "Model S".

"Tesla" tashmë ka publikuar një përditësim softuerik "nga distanca (over-the-air)" për të zgjidhur problemin e krijuar.

Muajin e kaluar, NHTSA mbylli hetimin që përfshinte rreth 2.6 milion automjete të "Teslas" për një funksion që lejon lëvizjen e automjeteve nga distanca, pasi u konstatua se ky opsion ishte i lidhur vetëm me incidente me shpejtësi të ulët. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR