• e martë, 17 nëntor 2026

Teheran: Sumet ndaj Jordanisë janë hakmarrje për shkak të sulmeve amerikane ndaj tankerëve iranianë

Teheran: Sumet ndaj Jordanisë janë hakmarrje për shkak të sulmeve amerikane ndaj tankerëve iranianë

Teheran, 9 shtator 2026 (MIA) - Ministria e Punëve të Jashtme e Iranit sot kumtoi se sulmet ndaj Jordanisë ishin "hakmarrje" për sulmet amerikane ndaj tankerëve iranianë.

MPJ-ja iraniane thekson se SHBA-ja do të mbajnë pasojat e veprimeve të tyre armiqësore kundër Iranit.

Në përgjigje të veprimeve agresive të SHBA-së kundër tankerëve iranianë, forcat e armatosura, në përputhje me të drejtën e tyre të lindur për mbrojtje legjitime, sulmuan bazat dhe objektet ushtarake amerikane të vendosura në Jordani, potencohet në kumtesën e MPJ-në iranane.

Armata e Jordainsë kumtoi se kishte shkatërruar 18 nga 20 raketat balistike të lëshuara nga territori iranian, me dy prej raketave që ranë në zona të pabanuara dhe nuk shkaktuan viktima.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR