• e martë, 27 gusht 2024

Taravari: Nuk besoj se do të kalojë interpelanca për Gashin

Taravari: Nuk besoj se do të kalojë interpelanca për Gashin

Shkup, 26 gusht 2024 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari beson se interpelanca për punën e kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi, e dorëzuar nga partia politike e Majta, do të jetë e pasuksesshme, por thotë se megjithatë do të jetë një mundësi që opozita të bëjë një spektakël.

"Nga ajo që dëgjoj, nuk besoj se do të kalojë. Partitë më të mëdha që janë në koalicion, ato që janë në Qeveri, në shumicë nuk do ta votojnë. Do të jetë e pasuksesshme, por do të ketë mundësi për spektakël nga ata që janë në opozitë, tha Taravari në pyetjen e një gazetari pas inspektimit të punimeve ndërtimore të klubit të parë social për adoleshentët dhe të rriturit me spektër autik në Gjorçe Petrov. së bashku me ambasadorin bullgar Angel Angelov dhe kryetarin e komunës së Gjorçe Petrov Aleksandar Stojkoski.

Më 3 shtator është caktuar seanca plenare për interpelancën e kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi. Kryeministri Hristijan Mickoski javën e kaluar tha se ata nuk do ta mbështesin interpelancën. Sot lideri i LSDM-së, Venko Filipçe tha se gjatë javës do të ketë koordinim me deputetët për këtë çështje, por mendon se VMRO-DPMNE-ja duhet ta tërheqë Gashin pas të gjitha skandaleve. ls/

Foto: MIA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR