• e premte, 20 shtator 2024

Taravari: Akseleratori në Shtip ende është i paketuar, të mendohet nëse mund të përdoret në ndonjë vend tjetër

Taravari: Akseleratori në Shtip ende është i paketuar, të mendohet nëse mund të përdoret në ndonjë vend tjetër

Shkup, 20 shtator 2024 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot informoi se akseleratori në Shtip nuk është shfrytëzuar, ai është ende i paketuar. Nuk është keq, tha Taravari, të mendohet nëse mundet akseleratori të vendoset në përdorim kudo në ndonjë vend tjetër.

"Dje isha në Spitalin në Shtip, e pyeta menaxhmentin ku është aparati. Për fat të keq, aparati ende nuk është Shtip, po ruhet diku, me siguri ende është i paketuar dhe as që është përdorur. Nuk është keq të mendohet për idenë nëse mund të vendoset në funksion kudo në ndonjë vend tjetër dhe pse në të vërtetë nuk është përdorur. Aty bunkeri nuk është gati që të shpaketohet aparati, i cili as që është hapur", tha ministri, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas nënshkrimit të Marrëveshjes për furnizim të rentgen aparatit mobil. bsh/

Foto/video: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR