• e enjte, 15 tetor 2026

Tërmet ndjehet në Gostivar dhe rrethinë

Tërmet ndjehet në Gostivar dhe rrethinë

  Shkup, 15 gusht 2026 (MIA) - Sipas të dhënave me të cilat disponon Observatori Sizmologjik në Fakultetin Matematiko-Natyror në Shkup, sot në orën 16 e 10 minuta është ndjerë një tërmet, epiqendra e të cilit është në zonën epiqendrore Tetovë-Gostivar, rreth 47 kilometra në jugperëndim të Shkupit, me një magnitudë lokale të Rihterit prej ML2.5, njoftoi sot pasdite Observatori Sizmologjik në FMN.

 "Tërmeti u ndje nga banorët e qytetit të Gostivarit dhe rrethinë, me një intensitet prej III-IV gradë sipas Shkallës Evropiane të Makroseizmikës", shtohet në në komunikatë.

  Foto: Faqja e Fejsbukut të Observatorit Sizmilogjik në FMN

 

QËNDRONI TË LIDHUR