Tërmet me fuqi prej 5 ballë sipas Rihterit e goditi Turqinë lindore
- Tërmet me fuqi prej 5 ballë sipas shkallës Rihter e goditi herët në mëngjes provincën lindore turke Malatia, njoftoi Agjencia për Menaxhim me Katastrofat dhe Gjendjet e Jashtëzkaonshme (AFAD).
- Post By Sara Ademi
- 11:31, 18 korrik, 2026
Ankara, 18 korrik 2026 (MIA) - Tërmet me fuqi prej 5 ballë sipas shkallës Rihter e goditi herët në mëngjes provincën lindore turke Malatia, njoftoi Agjencia për Menaxhim me Katastrofat dhe Gjendjet e Jashtëzkaonshme (AFAD).
Tërmeti ndodhi në orën 06:20 të mëngjesit sipas kohës lokale, me epiqendër në qarkun Batalgazi, në thellësi pej 15,59 kilometra, citohet në kumtesën e AFAD-it.
Dridhja e tokës u ndje edhe në provincat fqinje Elazig, Adijaman, Tunxheli dhe Shanliurfa. sa/
Foto: MIA arkivi