• e mërkurë, 09 korrik 2025

Të paktën tre të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në sulmin iranian ndaj Izraelit

Të paktën tre të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në sulmin iranian ndaj Izraelit

Tel Aviv/Teheran, 14 qershor 2025 (MIA) - Të paktën tre persona janë vrarë në Izrael pas një vale sulmesh me raketa të kryera nga Irani mbrëmë, në shenjë hakmarrjeje për sulmet ajrore izraelite ndaj objekteve bërthamore iraniane të enjten, raportuan mediat izraelite.

Sipas gazetës Tajms of Izrael, ka edhe dhjetëra të plagosur, disa prej tyre rëndë. Megjithatë, gazeta "Jerusalem Post" raportoi se numri i të plagosurve ishte 63.

Një zëdhënës ushtarak Izraelit deklaroi se shumica e raketave iraniane u kapën, por disa arritën të godisnin objektiva, veçanërisht në Izraelin qendror, përfshirë Tel Avivin.

Mbeturinat nga raketat e kapura shkaktuan dëme shtesë në disa shtëpi.

Në kundërpërgjigje, ushtria izraelite njoftoi se do të vazhdonte operacionet e saj kundër objektivave në Iran.

Në Teheran, sistemet e mbrojtjes ajrore u riaktivizuan gjatë natës. Mediat lokale raportuan se pati shpërthime në pjesët qendrore dhe verilindore të kryeqytetit iranian. mb/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR