• e shtunë, 31 gusht 2024

Të paktën tre persona humbën jetën, ndërsa 87 janë plagosur në sulmin izraelit ndaj portit jemenas Hodeida

Të paktën tre persona humbën jetën, ndërsa 87 janë plagosur në sulmin izraelit ndaj portit jemenas Hodeida

Tel Aviv, 21 korrik 2024 (MIA) - Të paktën tre persona humbën jetën, ndërsa 87 janë lënduar në një sulm të forcave të aviacionit ndaj portit Hodeida në Jemen, të kontrolluar nga huthët.

Sulmi ishte kryer pasi kryengritësit jemenas Huthë lansuan një dron në Tel Aviv të premten, me ç'rast humbi jetën një izraelit, ndërsa u lënduan të paktën 10 persona.

Sipas armatës izraelite, porti Hodeida është përdorur për importin e armëve nga Irani, dhe për këtë arsye Izraeli e konsideronte si objektiv legjitim ushtarak. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR