Të paktën 27 viktima në zjarrin në një klub nate në Bangkok
- Të paktën 27 persona humbën jetën në një zjarr të madh që shpërtheu në një klub nate në Bangkok, para se zjarrfikësit të arrijnë ta vënë flakën nën kontroll.
- Post By Sara Ademi
- 08:27, 13 korrik, 2026
Bangkok, 13 korrik 2026 (MIA) - Të paktën 27 persona humbën jetën në një zjarr të madh që shpërtheu në një klub nate në Bangkok, para se zjarrfikësit të arrijnë ta vënë flakën nën kontroll.
Zjarri u raportua rreth mesnatës. Pamjet e ekipeve të shpëtimit tregojnë stuhi zjarri duke dalë nga hyrja e objektit në pjesën veriore të kryeqytetit tajlandez, ndërsa njerëzit bëjnë përpjekje të ikin, tymi i zi i dendur përhapet mbi ndërtesë.
Kryeministri i Tajlandës, Anutin Çarnvirakul, njoftoi se 27 persona kanë humbur jetën në incident, ndërsa disa dhjetëra janë dërguar në spital. Arsyeja e zjarrit ende po hetohet.
Sipas autoriteteve, zjarrfikësit kishin nevojë për rreth 30 minuta për ta lokalizuar zjarrin.
Fotografitë e vendit të fatkeqësisë tregojnë karrige dhe tavolina të djegura, si dhe pjesa e brendshme e dëmtuar rëndë e lokalit. sa/
Foto/EPA