• e mërkurë, 12 nëntor 2025

Të paktën 23 të vdekur në Mesikë pas reshjeve të rrëmbyeshme dhe përmbytjeve

Të paktën 23 të vdekur në Mesikë pas reshjeve të rrëmbyeshme dhe përmbytjeve

Meksiko Siti, 11 tetor 2025 (MIA) - Të paktën 23 persona humbën jetën në Meksikë pasi reshjet e rrëmbyeshme përfshinë pjesën më të madhe të vendit nga e enjtja e tutje, kumtuan autoritetet lokale.

Sipas Agjencisë Kombëtare për Mbrojtje Civile, reshje të rrëmbyeshme janë vërejtur në 31 nga 32 shtete meksikane, veçanërisht në Verakruz, Keretaro, Idalgo dhe San Luis Potosi.

Në shtetin Idalgo kanë humbur jetën 16 persona, ndërsa rreth mijëra shtëpi janë përmbytur. Në shtetin Puebla janë raportuar pesë viktima, 11 të zhdukur dhe 80.000 persona të goditur. Në Keretaro ka humbur jetën një fëmijë, ndërsa në Verakruz - një polic.

"Po punojmë për të ndihmuar banorët, për të pastruar rrugët dhe për të rivendosur energjinë elektrike", tha presidentja Klaudia Sheinbaum.

Stuhia tropikale "Rejmond" dhe uragani "Prisilla" goditën pjesën perëndimore të vendit, me ç'rast "Prisilla" u dobësua pasi kaloi në kategorinë 2 në shkallën Safir-Simpson, kumtoi Qendra Kombëtare e Uraganeve e SHBA-së.

Në Gjirin e Meksikës, një sistem me presion të ulët ka krijuar një zonë të madhe me bubullima dhe shira të rrëmbyeshëm. Meksika përjeton rregullisht uragane në të dy brigjet nga maji deri në nëntor. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR