Të paktën 22 persona kanë humbur jetën në reshjet e mëdha në Nepal
- Shirat e rrëmbyeshëm në Nepal kanë shkaktuar rrëshqitje të dheut dhe përmbytje të menjëhershme, duke bllokuar rrugët dhe duke i shembur urat, me ç'rast në 36 orët e fundit kanë humbur jetën të paktën 22 persona, kanë bërë të ditur sot personat zyrtarë.
- Post By Melahat Baftija
- 12:27, 5 tetor, 2025
Katmandu, 5 tetor 2025 (MIA) - Shirat e rrëmbyeshëm në Nepal kanë shkaktuar rrëshqitje të dheut dhe përmbytje të menjëhershme, duke bllokuar rrugët dhe duke i shembur urat, me ç'rast në 36 orët e fundit kanë humbur jetën të paktën 22 persona, kanë bërë të ditur sot personat zyrtarë.
Tetëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën në rrëshqitje të ndryshme të dheut në qarkun lindor Ilam, i cili kufizohet me Indinë, njoftoi zëdhënësi i policisë Binod Gimire.
Tre persona kanë vdekur në Nepalin jugor pasi u goditën nga rrufeja, ndërsa një person ka humbur jetën në përmbytjet në qarkun Udajapur, gjithashtu në Nepalin lindor, tha ai.
Njëmbëdhjetë persona janë rrëmbyer nga ujërat e përmbytjes dhe rezultojnë të zhdukur që nga dje, thanë autoritetet.
"Operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar për ta", tha Shanti Mahat, zëdhënëse e Autoritetit kombëtar të menaxhimit të rrezikut nga fatkeqësitë (NDRRMA), e cituar nga media britanike.
Disa autostrada janë bllokuar nga rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet e menjëhershme, duke lënë qindra udhëtarë të bllokuar, thanë autoritetet.
Gjatë sezonit të shirave monsune, të cilat zakonisht fillojnë nga mesi i qershorit dhe zgjasin deri në mesin e shtatorit, qindra njerëz vdesin çdo vit nga rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet e menjëhershme në Nepalin malor. mb/
Foto: X
Heavy rainfall across the Kathmandu Valley today has caused the Bagmati River to swell significantly, leading to elevated water levels and localized flooding risks.
— Naveen Reddy (@navin_ankampali) October 5, 2025
📍Sanepa Bridge
🎥Trending Nepal pic.twitter.com/WN0xTR733e