• e martë, 17 nëntor 2026

Të paktën 21 fëmijë humbën jetën gjatë shembjes së çatis në një shkollë në Pakistan

Të paktën 21 fëmijë humbën jetën gjatë shembjes së çatis në një shkollë në Pakistan

Islamabad, 15 tetor 2026 (MIA) - Të paktën 21 fëmijë humbën jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë janë bllokuar nën rrënoja pasi një çati u shemb në një shkollë në Pakistanin veriperëndimor, kumtoi policia dhe shërbimet e shpëtimit. 

Fëmijët, të moshës deri në 12 vjeç, ishin në klasat e tyre në qytetin Peshavar kur mëngjesin e sotëm mbi ta u shemb çatia e objektit, deklaroi punonjësi Bilal Faizi. Shkaku i shembjes nuk dihet ende.

Ekipet e shpëtimit po kërkojnë në rrënoja për dhjetëra fëmijë që dyshohet se janë të bllokuar, tha Faizi. Mediat lokale publikuan se më shumë se 100 fëmijë ishin në shkollë në kohën e shembjes, por ky numër nuk është konfirmuar ende.

Të paktën 21 trupa të pajetë dhe rreth dy duzina fëmijë të lënduar u dërguan në spitalin kryesor të qytetit, deklaroi zëdhënësi Mohamed Asim.

Disa fëmijë janë në gjendje kritike, shtoi Asim, duke paralajmëruar se numri i të vdekurve mund të rritet.

Dhjetëra shpëtimtarë, duke përdorur makineri të rënda dhe vullnetarë, reaguan menjëherë në një përpjekje për të nxjerrë fëmijët nën rrënoja.

Incizimet televizive treguan prindër që vraponin në panik në rrugë dhe ambulanca që transportonin fëmijët në spitale.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR