Të paktën 15 të vdekur nga përplasja e automjeteve në Egjipt
- – Të paktën 15 persona humbën jetën, ndërsa 32 ishin lënduar kur dy automjete që transportonin punëtorë sot u përplasën në provincën Ismailija të Egjiptit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
- Post By Fitore Curri
- 18:20, 11 gusht, 2026
Kajro, 11 gusht 2026 (MIA) – Të paktën 15 persona humbën jetën, ndërsa 32 ishin lënduar kur dy automjete që transportonin punëtorë sot u përplasën në provincën Ismailija të Egjiptit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Të lënduarit janë dërguar në spitalin e afërt, shtoi Ministria. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të një termocentrali, rreth 120 kilometra në verilindje të kryeqytetit Kajro.
Aksidentet e rënda rrugore janë relativisht të zakonshme në Egjipt dhe shpesh fajësohen për kushtet e këqija të rrugëve dhe drejtimin e pakujdesshëm të automjeteve, raportoi DPA. Në vitet e fundit, qeveria ka investuar ndjeshëm në zgjerimin dhe modernizimin e rrjetit rrugor të vendit për të përmirësuar sigurinë. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s