Të paktën 14 të vdekur dhe 11 të lënduar nga shpërthimi i një depo për armë në Siri
- Të paktën 14 persona u vranë, ndërsa 11 të tjerë janë lënduar në një shpërthim në një vend të përdorur për magazinim të përkohshëm armësh në afërsi të qytetit sirian Sarmada, në provincën Idlib, publikoi sot televizioni shtetëror.
- Post By Ramize Qamili
- 17:07, 9 shtator, 2026
Damask, 9 shtator 2026 (MIA) - Të paktën 14 persona u vranë, ndërsa 11 të tjerë janë lënduar në një shpërthim në një vend të përdorur për magazinim të përkohshëm armësh në afërsi të qytetit sirian Sarmada, në provincën Idlib, publikoi sot televizioni shtetëror.
Ministria siriane e Mbrojtjes publikoi se ushtarët ishin në mesin e të lënduarve, ndërsa ekipet e mbrojtjes civile dhe zjarrfikësit janë aktualisht në terren, publikojnë mediat britanike.
Shpërthimet e përsëritura penguan përpjekjet për të shuar zjarrin, ndërsa tymi i dendur ngrihej për orë të tëra.
Autoritetet ende nuk kanë kumtuar se çfarë e shkaktoi shpërthimin.
Në fillim të shtatorit, një automjet që transportonte municione shpërtheu në Binis, pas çka humbën jetën pesë persona.
Foto: Iks