• e diel, 20 korrik 2025

Të paktën 133 persona e kanë humbur jetën në një aksident ajror në Indi

Të paktën 133 persona e kanë humbur jetën në një aksident ajror në Indi

Nju Delhi, 12 qershor 2025 (MIA) - Gjatë rrëzimit të aeroplanit të pasagjerëve Boing 787-8 të "Er India", i cili qarkullonte nga Ahmedabad për në Londër, e humbën jetën të paktën 133 persona. 

Aeroplani i "Er India" me 232 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit u rrëzua pak kohë pas ngritjes nga aeroporti në Ahmedabad. Aeroplani u rrëzua mbi një objekt të Kolegjit të Mjekësisë dhe Spitalit Civil në Ahmedabad. 

Nga gjithsej 244 persona në aeroplan, 169 janë indianë, 53 britanikë, një kanadez dhe shtatë portugezë. Nga numri i përgjithshëm i pasagjerëve, 217 janë të rritur, ndërsa 11 janë fëmijë. qa/

Foto: X

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR