• e hënë, 28 prill 2025

Të paktën 10 persona e kanë humbur jetën mbrëmë në Rripin e Gazës, në bombardimin izraelit në territoret palestineze

Të paktën 10 persona e kanë humbur jetën mbrëmë në Rripin e Gazës, në bombardimin izraelit në territoret palestineze

Gazë, 20 mars 2025 (MIA) - Të paktën 10 persona e kanë humbur jetën mbrëmë në Rripin e Gazës në bombardimin izraelit në territorin palestinez, njoftoi Mbrojtja civile.

"Të paktën 10 civilë janë vrarë, ndërsa dhjetëra janë lënduar në sulmet ajrore izraelite herët në mëngjes në Kan Junis, në pjesën jugore të Rripit të Gazës", deklaroi zëdhënësi i Mbrojtjes civile, Mahmud Basal.

Izraeli dje paralajmëroi se do t'i intensifikojë operacionet ushtarake si "paralajmërim përfundimtar" për banorët në territoret palestineze nëse Hamasi nuk i liron pengjët izraelitë.

Shërbimi për mbrojtje civile në Rripin e Gazës kumtoi se të paktën 436 njerëz janë vrarë në sulmet më të reja izraelite, që filluan të hënën në mbrëmje.

Izraeli ka vazhduar bombardimet, duke e shkelur armëpushimin, që filloi më 19 janar, ndërsa ka ndërmarrë edhe një sërë operacionesh tokësore në pjesët qendrore dhe jugore të enklavës, për të krijuar një zonë mbrojtëse midis veriut dhe jugut në territorin palestinez, të shkatërruar nga lufta.

Sipas raportit të fundit nga Ministria palestineze e Shëndetësisë, nga fillimi i luftës në Rripin e Gazës jetën e kanë humbur 49.547 njerëz, prej të cilëve shumica fëmijë dhe gra. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR