Të dielën dhe të hënën mot me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima
- Nën ndikimin e aktivitetit të ciklonit të dielën pasdite, gjatë natës dhe të hënën paradite moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima.
- Post By Sara Ademi
- 12:27, 12 shtator, 2025
Shkup, 12 shtator 2025 (MIA) - Nën ndikimin e aktivitetit të ciklonit të dielën pasdite, gjatë natës dhe të hënën paradite moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima.
Në disa vende do të ketë procese më intensive me shi të rrëmbyeshëm (mbi 25l/m2) dhe erë të përforcuar. Të hënën do të fryjë erë e përforcuar deri në të fortë veriore (lokalisht mbi 60 km/h). Në ditët në vijim do të ketë stabilizim të motit. sa/
foto: MIA