• e enjte, 15 tetor 2026

Të dërguarit amerikanë i prezantuan Putinit ide të reja për ndërprerje të luftës në Ukrainë

Të dërguarit amerikanë i prezantuan Putinit ide të reja për ndërprerje të luftës në Ukrainë

Moskë, 6 shtator 2026 (MIA) - Të dërguarit amerikanë, Stiv Uitkof dhe Xhared Kushner i prezantuan presidentit rus, Vlladimir Putin një sërë idesh për mënyra të mundshme për përfundim të luftës në Ukrainë, kumtoi këshiltlari i Kremlinit, Jurij Ushakov, pas takimit të djeshëm në Moskë.

Nga Moska, Ushakov i përshkroi bisedimet si "jashtëzakonisht të sinqerta", duke thënë se pala amerikane kishte paraqitur disa ide mbi mënyrat e mundshme për arritjen e një marrëveshjeje.

Por Kremlini dërgoi edhe një mesazh të fortë. Sipas Ushakovit, pala ruse u tha amerikanëve se Moska është "e bindur" se mund të pushtojë edhe pjesën tjetër të Ukrainës lindore, një deklaratë që tregon se Rusia ende beson se mund të arrijë objektivat e saj përmes forcës ushtarake.

Takimi i Putinit me Uitkofin dhe Kushnerin zgjatën mbi tre orë.

Të dërguarit amerikanë pas takimit udhëtuan drejt Kievit, ku sot duhet të takohen me presidentin ukrainas, Volodimir Zelenski.

Në fillim të takimit, Putini i lavdëroi përpjekjet e presidentit amerikan, Donald Tramp për përfundim të luftës. Trampi të premten deklaroi se të dërguarit e tij në Moskë përcjellin propozim të ri për ndërprerje të konfliktit, por nuk zbuloi hollësi.

Nga bisedimet në Moskë tani për tani nuk ka paralajmërime për lëvizje konkrete në negociata. ab/

Foto/ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR