• e hënë, 08 qershor 2026

Të ardhmen e Tajvanit nuk mund ta caktojnë "forcat e jashtme", deklaroi presidenti Laj Çing-te

Të ardhmen e Tajvanit nuk mund ta caktojnë

Taipei, 20 maj 2026 (MIA) - Të ardhmen e Tajvanit nuk mund ta përcaktojnë "forcat e jashtme", por vetëm populli i tij, dhe ishulli i qeverisur në mënyrë demokratike nuk do të heq dorë nga liria e tij, deklaroi sot presidenti tajvanez Laj Çing-te në një fjalim me rastin e përvjetorit të dytë të marrjes së detyrës.

Laj po përballet me presione edhe nga Kina e cila konfirmoi se Tajvani është pjesë e territorit të saj dhe e quan "separatist", por edhe nga SHBA që ndryshe është tradicionalisht mbështetësi më i rëndësishëm i Ishullit.

Presidenti amerikan Donald Tramp, javën e kaluar pas takimit me liderin kinez Shji Xhinping, tha se ende nuk ka marrë vendim për shitjen e mëtejshme të armëve për Tajvanin, duke vlerësuar se kjo është një "një kartë e mirë negociuese", si dhe se "nuk dëshiron që dikush të thotë "Le të shpallim pavarësinë".

Në një fjalim në zyrën presidenciale në Taipei, Laj porositi se demokracia nuk është "dhuratë që ka rënë nga qielli".

"E ardhmja e Tajvanit nuk mund të zgjidhet nga forcat e jashtme, as të jetë peng i frikës, ndarjeve ose interesave afatshkurte. Të ardhmen e Tajvanit duhet ta përcaktojnë së bashku 23 milionë banorët e tij", deklaroi ai.

Laj shtoi se ruajtja e paqes dhe stabilitetit në Ngushticën e Tajvanit dhe parandalimi i forcave të jashtme ta ndryshojnë status-kuonë në rajon janë objektivat strategjike të Tajvanit.

"Tajvani është anëtar i përgjegjshëm i komunitetit ndërkombëtar, ndërsa jo shtet që minon stabilitetin", tha ai.

Ai përsëriti se Tajvani është i gatshëm, në bazë të barazisë dhe dinjitetit, të zhvillojë marrëdhënie të shëndetshme dhe të rregullta me Kinën, por i hodhi poshtë përpjekjet për ta paraqitur "bashkimin si paqe".

Në ndërkohë, Zyra kineze për çështje të lidhura me Tajvanin njoftoi se shpreson që populli i Tajvanit do të bashkëpunojë me Kinën për mbajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ngushticën e Tajvanit dhe për krijimin e një të ardhme të përbashkët të "bashkimit dhe rilindjes kombëtare". sa/

foto/MIA arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR