Toptha me grizë për supë, të lëngshme, të buta dhe te shijëshme
Përbërësit
100 gram griz
50 gram gjalpë
1 vezë
kripë, piper
karrotë, majdanoz i grirë
supë (opsionale)
Përgatitja:
Rrihni vezën me pirun, shtoni gjalpin, piperin dhe kripën dhe përzieni. Shtoni gradualisht grizin duke e përzier derisa të përftoni përzierje të trashë, por jo shumë të fortë. Pastaj, hidhni topthat me lugë në supën që vlon dhe ulini me kujdes. Supa nuk duhet të ziejë shumë; duhet të jetë vetëm në prag të zierjes. Nëse dëshironi që të jenë të njëjtën madhësi, përdorni një lugë të lagur për të mos lejuar që përzierja të ngjitet. Zijeni në zjarr të ulët për rreth 10-15 minuta, topthat me griz do të fryhen dhe do të zbuten. Derisa supa vlon, shtoni karrotën dhe në fund majdanozin e grirë.
FOTO: Magnific