• e hënë, 26 gusht 2024

Sulmi i ri rus ndaj Ukrainës e ka ndërprerë rrymën në disa rajone, të paktën tre të vdekur

Sulmi i ri rus ndaj Ukrainës e ka ndërprerë rrymën në disa rajone, të paktën tre të vdekur

 Kiev, 26 gusht 2024 (MIA) - Kompania ukrainase për energjetikë "Ukrenergo" sot në mëngjes dha urdhër për vendosjen e kufizimeve emergjente të energjisë elektrike pas sulmit të madh ajror të aviacionit rus në disa qytete dhe rajone në Ukrainë.

 Sipas informatave më të reja, në këtë sulm jetën e kanë humbur të paktën tre persona, ndërsa pesë të tjerë janë lënduar. 

 Ukrenergo theksoi  se të punësuarit në sistemin elektroenergjetik po punojnë vazhdimisht për rivendosjen e furnizimit me energji elektrike.

 Prefekti i Kievit Vitalij Kliçko deklaroi se një pjesë e kryeqytetit të Ukrainës është pa rrymë. 

 Shefi i administratës së qytetit Lavov, Maksim Kozicki, në Telegram njoftoi se forcat ruse sulmuan kapacitetin energjetik në rajonin e Lavovsës dhe prandaj ka pasur ndërprerje të pjesshme të rrymës në Lavov dhe rajon. 

 Administrata e Zaporozhjes njoftoi se u sulmuan objektet kritike të infrastrukturës, për shkak të së cilës mund të vijë deri te ndërprerja emergjente e energjisë elektrike.

 Ndërprerje të rrymës ka pasur edhe në Kirovograd, rajonin Poltava, ndërsa në Zhitomir është ndërprerë edhe furnizimi me ujë i qytetit. 

 Pas sulmit ajror në Odesa, pas disa kohësh ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike dhe ujit. Për shkak të ndërprerjes së rrymës përkohësisht është ndërprerë puna e transportit elektrik të qytetit në Odesa, thuhet në njoftimin e kabinetit të prefektit të Odesas. 

 Shefi i kabinetit të presidentit të Ukrainës, Andrij Jermak deklaroi se dëshira për ta shkatërruar infrastrukturën energjetike, siç tha, "shtrejtë do t'i kushtojë Rusisë dhe infrastrukturës së tyre". 

 Rusia këtë mëngjes kreu një sulm ajror ndaj Ukrainës, ndërsa shpërthimet u ndëgjuan edhe në Kiev dhe shumë qytetet tjera. qa/

Foto: Ukrenergo

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR