• e hënë, 23 shtator 2024

Sulmet libaneze i çojnë izraelitët në strehimore, KB-ja paralajmëron për “katastrofë”

Sulmet libaneze i çojnë izraelitët në strehimore, KB-ja paralajmëron për “katastrofë”

Tel Aviv, 22 shtator 2024 (MIA) - Qindra mijëra njerëz kërkuan strehim sot nga raketat e Hezbollahut të lëshuara nga Libani në veri të Izraelit, kumtoi ushtria, ndërsa një zyrtar i KB-së paralajmëroi për një "katastrofë" rajonale nga përkeqësimi i dhunës.

Izraeli ka sinjalizuar qëllimin e tij për të zhvendosur fokusin ndaj Hezbollahut i mbështetur nga Irani pas gati një viti zjarri ndërkufitar që filloi me shpërthimin e luftës midis Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas në Rripin e Gazës.

Shkëmbimi i mëtejshëm i zjarrit erdhi pasi zëdhënësi ushtarak, admirali Daniel Hagari tha të shtunën vonë se dhjetëra aeroplanë luftarakë izraelitë po sulmonin "gjërësisht" caqet e Hezbollahut në Libanin jugor.

Analistët thonë se Hezbollahu i cili thotë se po vepron si mbështetje e aleatit të tij Hamas, ka marrë goditje të rëndë këtë javë. Sulmet vdekjeprurëse kanë pasur për qëllim komunikimet e saj dhe shkatërruan udhëheqjen e njësisë së saj elitare, megjithëse aftësia e saj për të luftuar nuk është shkatërruar, thanë analistët.

Në sulmin ajror izraelit të premten është vrarë kreu i njësisë elitare të Hezbollahut, Ibrahim Akil, funerali i të cilit sot në Bejrut pritet të tërheq turma të mëdha.

“Ndërsa rajoni është në prag të katastrofës, kjo nuk mund të mbivlerësohet mjaftueshëm: Nuk ka asnjë zgjidhje ushtarake që do ta bëjë më të sigurt asnjërën palë”, ka thënë në platformën X, koordinatorja speciale e KB-së për Libanin, Zhanin Henis-Plashert.

Numri i viktimave nga sulmi i së premtes në një bastion me popullsi të dendur të Hezbollahut në Bejrutin jugor gjatë javës u rrit sërish të dielën në 45 sosh, tha ministria e Shëndetësisë.

Armata izraelite tha sot se më shumë se 100 raketa u hodhën nga Libani.

"Qindra mijëra njerëz duhej të strehoheshin në strehimoret për bomba" në gjithë Izraelin verior, deklaroi zëdhënësi ushtarak, nënkoloneli Nadav Shoshani.

Ushtria bëri të ditur se ka filluar sulme kundër caqeve të Hezbollahut në Libanin jugor si përgjigje e sulmit me raketa që siç tha Shoshani "për të parandaluar sulm të shkallës më të gjerë".

Shërbimi i shpëtimit të Izraelt tha se të paktën katër persona kanë marrë "lëndime nga predha", tre pranë qytetit të Haifës.

Ministria e Shëndetësisë e Libanit bëri të ditur se një person u vra dhe një tjetër u plagos në një "sulm izraelit" në afërsi të kufirit. Hezbollahu tha se ka në shënjestër kapacitete të prodhimit ushtarak izraelit dhe një bazë ajrore në zonën e Haifës si përgjigje të shpërthimeve në pajisjet e komunikimit të martën dhe të mërkurën ku u vranë 39 dhe u plagosën rreth 3.000 persona.

Si "përgjigje fillestare" nga shpërthimi i pejxherëve që fajësoi Izraelin, Hezbollahu "bombardoi komplekset industriale ushtarake" në Izraelin verior me "dhjetëra" raketa, tha grupi.

Departamenti i shtetit u bëri thirrje amerikanëve në Liban që të largohen nga vendi, ndërsa opsionet tregtare mbeten në dispozicion. Jordania të dielën madje u bëri thirrje qytetarëve të saj të bëjnë të njëjtën gjë.

Ministri i Shëndetësisë së Libanit, Firas Abiad deklaroi se tre fëmijë dhe shtatë gra u vranë në sulmin e së premtes në një sallë mbledhjesh nëntokësore në periferinë jugore të Bejrutit, një bastion i Hezbollahut.

Shefi i Hezbollahut, Hasan Nasralla pranoi se sulmi në pajisjen e komunikimit ishte një "goditje e paprecedentë", duke premtuar se Izraeli i cili nuk ka komentuar shpërthimet do të përballet me hakmarrje.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu të martën paralajmëroi një zgjerim të caqeve ushtarake të vendit për të përfshirë kthimin e banorëve të Izraelit verior.

Të shtunën, ai në X postoi: "Qëllimet tona janë të qarta dhe veprimet tona flasin vetë".

Në kushte të rritjes së sulmeve me raketa ndërkufitare nga Libani, spitalet në Izraelin verior kanë marrë udhëzime të transferojnë pacientët në strehimore, informojnë mediat izraelite.

 

QËNDRONI TË LIDHUR