Sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite mund ta aktivizojnë Marrëveshjen e Mekës
- Zëdhënësi i Ministrisë pakistaneze të Punëve të Jashtme, Saxhad Hajder Kan deklaroi se Islamabadi nuk ka biseduar për një marrëveshje ushtarake në sulmet e huthëve ndaj Arabisë Saudite, në pajtim me Marrëveshjen e Mekës, por që Pakistani "do të veprojë kur të vjen koha e vërtetë".
- Post By Sara Ademi
- 12:31, 10 shtator, 2026
Islamabad, 10 shtator 2026 (MIA) - Zëdhënësi i Ministrisë pakistaneze të Punëve të Jashtme, Saxhad Hajder Kan deklaroi se Islamabadi nuk ka biseduar për një marrëveshje ushtarake në sulmet e huthëve ndaj Arabisë Saudite, në pajtim me Marrëveshjen e Mekës, por që Pakistani "do të veprojë kur të vjen koha e vërtetë".
"Për momentin nuk ka diskutim të tillë...Kur të vjen koha, do të veprojmë sipas Marrëveshjes, citoi Kan duke u përgjigjur në pyetjen se si Islamabadi planifikon t'i plotësojë detyrimet e saj sipas marrëveshjes së përbashkët mbrojtëse të nënshkruar nga Turqia dhe Arabia Saudite.
Kryengritësit jemenas huthë, para dy ditësh kanë kryer një nga sulmet më të mëdha ndaj Arabisë Saudite, nga fillimi i luftës izraelito-amerikane kundër Iranit në shkurt, me ç'rast u lënduan 73 persona. Riadi u përgjigj me 54 sulme ajrore ndaj provincave të ndryshme jemenase.
Ministri pakistanez i Mbrojtjes Xhavada Asif theksoi se sulmet ndaj Arabisë Saudite mund ta aktivizojnë marrëveshjen e përbashkët të sigurisë ndërmjet Riadit, Ankarasë dhe Islamabadit.
"Agresioni kundër një vendi do të konsiderohet agresion kundër të tre vendeve. Nuk ka asnjë paqartësi apo dyshim. Agresioni i paprovokuar ose përhapja e konfliktit në Arabinë Saudite do ta shkaktojë patjetër këtë Marrëveshje", theksoi Asif.
Më 7 gusht 2026, princi i kurorës saudite Mohamed bin Salman, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan dhe kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif nënshkruan Marrëveshjen e Mbrojtjes së Ndërsjellë të Mekës, ose Aleancën e Mbrojtjes së Mekës. Marrëveshja përcakton se çdo sulm i armatosur ndaj njërit prej tre vendeve do të konsiderohet si sulm ndaj të tre partnerëve të aleancës. sa/
foto: MIA arkivi