• e martë, 17 nëntor 2026

Sulme ruse mbi portin Izmail në Detin e Zi, janë goditur dy anije të mallrave

Sulme ruse mbi portin Izmail në Detin e Zi, janë goditur dy anije të mallrave

Moskë, 15 tetor 2026 (MIA) - Rusia e sulmoi portin Izmail në zonën ukrainase Odesa në Detin e Zi dhe goditi dy anije të mallrave që lundronin drejt Odesës, njoftoi sot në mëngjes Ministria ruse e Mbrojtjes përmes “Telegramit”. 

Sipas kumtesës, anijet e sulmuara transportonin mallra për përdorim ushtarak. 

“Forcat e armatosura të Federatës Ruse mbrëmë vazhduan me sulme me fluturake pa pilot ndaj objekteve të infrastrukturës detare në Ukrainë, si dhe ndaj objekteve lundruese që veprojnë në interes të Forcave të Armatosura të Ukrainës”, thuhet në kumtesë. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR