• e enjte, 17 korrik 2025

Sulm i ri iranian ndaj Izraelit

Sulm i ri iranian ndaj Izraelit

Teheran, 20 qershor 2025 (MIA) – Televizioni shtetëror iranian dhe ushtria izraelite konfirmuan se Irani ka nisur një tjetër sulm me raketa ndaj Izraelit. IDF tha se sirenat që paralajmërojnë sulme ajrore u dëgjuan në disa rajone izraelite.

Ndërsa Evropa përpiqet ta rikthejë Iranin në tryezën e negociatave, ndërsa SHBA shqyrtojnë nëse do t'i bashkohen konfliktit, Irani ka thënë se nuk do të diskutojë për programin e tij bërthamor për sa kohë që vazhdojnë sulmet izraelite.

Shtëpia e Bardhë tha dje se presidenti amerikan Donald Tramp brenda dy javëve të ardhshme do të vendos nëse SHBA do të përfshihet në konflikt, duke thënë se ende ekziston mundësia e negociatave me Iranin.

Shefi i diplomacisë iraniane, Abas Aragçi, deklaroi se nuk ka vend për negociata me SHBA-në "derisa të ndalet agresioni izraelit".

Në konsullatën e Gjermanisë në Gjenevë për sot është caktuar takim i ministrave të jashtëm të Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe dhe Iranit, me qëllim marrjen e garancive nga Teherani se programi bërthamor do të përdoret ekskluzivisht për qëllime civile.

Johan Vadeful, Zhan-Noel Baro dhe Dejvid Lami përpara se të takohen me Aragçin, do të takohen edhe me Përfaqësuesen e lartë të BE-së për Punë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas.

Sipas burimeve anonime takimi u organizua në marrëveshje me SHBA-në, por diplomatët nuk shpresojnë për përparim.

foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR