Suedia investon 370 milionë dollarë në sistemet e mbrojtjes nga dronët
- Suedia do të investojë 3,5 miliard kruna (rreth 370 milionë dollarë) në sistemin e ri të mbrojtjes nga dronët, njoftoi ministri i Mbrojtjes, Pol Jonson.
- Post By Qefsere Abduli
- 10:59, 10 tetor, 2025
Stokholm, 10 tetor 2025 (MIA) - Suedia do të investojë 3,5 miliard kruna (rreth 370 milionë dollarë) në sistemin e ri të mbrojtjes nga dronët, njoftoi ministri i Mbrojtjes, Pol Jonson.
"Kohëve të fundit ka pasur shkelje të hapësirës ajrore dhe janë vërejtur dronë, gjë që kujton se kërcënimet ajrore kanë një rol gjithnjë e më të madh në mënyrën moderne të zhvillimit të luftës", shkroi Jonson në rrjetin social X.
Suedia, e cila është anëtare e NATO-s, do të blejë sisteme për neutralizimin e mjeteve fluturuese pa pilot, do të dislokojë dronë-kryqëzuese në bazat e tij ajrore dhe do të instalojë sensorë për ndërprerje elektronike, shtoi ministri.
Në javët e fundit, në hapësirën ajrore evropiane gjithnjë e më shpesh vërehen dronë, gjë që po shkakton shqetësim te autoritetet e aviacionit. Për këtë arsye, po shtohen druajtjet se aleatët evropianë të Ukrainës mund të bëhen objektiv i sulmeve hibride. Rusia mohon përfshirjen në këto incidente. qa/
Foto: arkivi