Stuhi e fuqishme në Evropën veriperëndimore shkaktoi ndërprerje të rrymës, bllokime në komunikacionin ajror dhe rrugor
- Stuhia e fuqishme që kaploi sot disa pjesë të Evropës shkaktoi ndërprerje në furnizimin me energji elektrike, anulim të fluturimeve, drinj të çrrçnjosur dhe bllokime të disa rrugëve. Në disa vende evropiane, pjesëtarë të shërbimeve zjarrfikëse janë angazhuar në sanim, lajmëroi DPA.
- Post By Arta Bunjaku
- 15:47, 5 tetor, 2025
Bruksel, 5 tetor 2025 (MIA) - Stuhia e fuqishme që kaploi sot disa pjesë të Evropës shkaktoi ndërprerje në furnizimin me energji elektrike, anulim të fluturimeve, drinj të çrrçnjosur dhe bllokime të disa rrugëve. Në disa vende evropiane, pjesëtarë të shërbimeve zjarrfikëse janë angazhuar në sanim, lajmëroi DPA.
Në kryeqytetin belg, Bruksel, shërbimi zjarrfikës iu përgjigj 90 thirrjeve, kryesisht për për drunj të rënë apo degë të thyera. Thirrje të shumta dhe dlme materiale janë paraqitur edhe në pjesë të tjera të vendit.
Në Skoci dhe Norvegji, disa amvisëri ende janë pa rrymë për shkak të largpë.rçuesve të dëmtuar.
Sipas radiodifuzerit norvegjez NRK, dhjetëra mijë amcisëri në pjesët jugore dhe qendrore të vendit skandidnav nuk kanë energji elektrike.
Në Skoci ka ndërprerje në komunikacionin hekurudhor, në Holandë janë anuluar rreth 150 fluturime, ndërsa disa rrugë janë bllokuar për shkak të drinjve të rënë. ab/
Foto: ЕPА