Striting: Izraeli nuk i përmbushi standardet në Gazë të cilat Britania e Madhe i pret nga aleatët e vet
- Ministri britanik, Ves Striting deklaroi se Izraeli "nuk i ka përmbushur" standardet britanike në veprimet e veta në Rripin e Gazës dhe në Bregun perëndimor, duke cekur se ndaj aleatëve duhet të zbatohen kriteret e njejta të cilat Britania e Madhe i zbaton edhe ndaj vetes.
- Post By Arta Bunjaku
- 16:47, 22 korrik, 2026
Londër, 22 korrik 2026 (MIA) - Ministri britanik, Ves Striting deklaroi se Izraeli "nuk i ka përmbushur" standardet britanike në veprimet e veta në Rripin e Gazës dhe në Bregun perëndimor, duke cekur se ndaj aleatëve duhet të zbatohen kriteret e njejta të cilat Britania e Madhe i zbaton edhe ndaj vetes.
Striting, duke folur para gazetarëve në Aeromitingun ndërkombëtar në Farnboro, deklaroi se, si "mik dhe aleat", Izraeli duhet të vlerësohet sipas standardeve të njejta që i respekton Britania e Madhe, transmetoi "Politiko".
"Ai është standardit të cilin, druaj, nuk e përmbushën", tha Striting.
I pyetur t'i komentojë porositë që paraprakisht ia kishte d[rguar përmes aplikacionit WhatsApp ish-ambasadorit britanik në SHBA, Piter Mendelson, në të cilat ai ka cekur se "Izraeli kryen krime lufte para syve tanë" dhe se po sillet "si një shtet mashtrues" në Bregun perëndimor, Striting nuk dëshiroi t'i përdorte sërish ato kualifikime, por theksoi se "nuk do të shtiret se nuk i ka bërë kurrë ato komente".
Ai refuzoi të përgjigjej nëse Britania e Madhe duhet të vazhdojë të blejë armë izraelite, duke cekur se ai nuk është vendim që e sjellë vetë.
Kryeministri britanik e emëroi ministrin Striting në postin e ri pas trazirave disajavore në radhët e Partisë laburiste rreth premtimit për rritje të shpenzimeve ushtarake.
Striting refuzoi të obligohej se qeveria deri në vitin 2030 do të ndante tre përqind të BPV-së (PBB) për mbrojtje.
Ai shtoi se u zgjodh për këtë funksion për shkak të përvojës së tij si "modernizues dhe reformues" në periudhën kur e udhëhiqte sektorin e shëndetësisë.
"Mendoj se mu kjo i nevojitet Minsitrisë", konkludoi Striting. ab/
Foto: ЕPА