• e martë, 11 nëntor 2025

Sllaveski: Edukimi financiar dhe arsimimi digjital janë të domosdoshëm në kushte të rreziqeve të shtuara dhe digjitalizimit

Sllaveski: Edukimi financiar dhe arsimimi digjital janë të domosdoshëm në kushte të rreziqeve të shtuara dhe digjitalizimit

Shkup, 8 tetor 2025 (MIA) - Në kushte të rreziqeve të shtuara ekonomike dhe digjitalizimit të shpejtë, edukimi financiar dhe arsimimi digjital janë të domosdoshëm për shfrytëzimin e përparësive bga shërbimet financiare dhe për sigurimin e rritjes gjithpërfshirëse, tha guvernatori i Bankës popullore, Trajko Sllaveski në takimin vjetor të projektit rajonal për ndihmë teknike në fushën e edukimit financiar, mbështetur nga OECD dhe Ministria e Financave e Holandës, që po mbahet në Sarajevë.

Siç theksoi Sllaveski, në kohë kur inflacioni rritet dhe kur ka norma të rritura të interesit dhe qasje të gjerë drejt shërbimeve digjitale financiare, paraqitet nevoja për përforcim të arsimimit financiar dhe digjital.

"Digjitalizimi sjellë mundësi të reja, si shërbime mëe fikase dhe më të lira financiare, por njëkohësisht krijon edhe rreziqe të reja - nga mashtrimet onlajn, detyrim i tepruar, deri te rrezikimi i të dhënave personale", porositi guvernatori.

Ai foli në panel-diskutimin me temë "Avancimi i edukimit financiar për rritje më të fuqishme", ku morën pjesë guvernatorët e bankave qendrore të Bosnjë e Hercegovinës dhe Moldavisë, zëvendës-guvernatorja e Gjeorgjisë dhe zëvendës guvernatori i Kroacisë. Biseda ishte në drejtim të rolit të edukimit financiar në përforcimin e rritjes ekonomike, si dhe në përballjen me rreziqet e reja të shkaktuara nga digjitalizimi i shërbimeve financiare.

Sllaveski theksoi se vëmendje të posaçme duhet t'u kushtohet të rinjve dhe konsumatorëve me përvojë të kufizuar financiare.

"Rritja e arsimimit financiar dhe digjital është me rëndësi të madhe për qytetarët dhe për sipërmarrësit në mënyrë që të mund t'i njohin përfitimet, por edhe rreziqet nga produktet dhe shërbimet e reja digjitale financiare. Vetëm kështu mund ta shfrytëzojmë digjitalizimin si vegël për përfshirje më të madhe dhe rritje stabile ekonomike", shtoi Sllaveski.

Në kuadër të rritjes së përfshirjes, Banka popullore i zbaton edhe aktivitetet e nismës "Kodi për financim të grave sipërmarrëse" (WeFi Code), si koordinues nacional, për shkak të uljes së hendekut gjinor në qasjen drejt financave dhe mbështetjes për sipërmarrësinë e grave. Në këtë nismë, krahas Bankës popullore, janë përfshirë 18 institucione nga sektori publik, privat dhe qytetar, mes të cilave gjashtë banka dhe dy kursimore. Banka popullore me pjesëmarrjen e vet e konfirmoi angazhimin në edukimin financiar, arsimimin digjital dhe përfshirjen, në kushte të ndryshimeve të shpejta ekonomike dhe teknologjike. ab/

Foto: Banka popullore

QËNDRONI TË LIDHUR