Siljanovska-Davkova vendosi lule në vendprehjet e përjetshme të Gligorovit, Trajkovskit dhe Klusevit
- Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot vendosi lule të freskëta në vendet e përjetshme të prehjes së presidentit të parë të Republikës së Maqedonisë, Kiro Gligorov, ish presidentit Boris Trajkovski dhe kryeministrit të parë, Nikolla Klusev me rastin e 8 shtatorit - Ditës së pavarësisë dhe kremtimit të 35-vjetorit të pavarësisë së vendit.
- Post By Fami Bajrami
- 14:45, 8 shtator, 2026
Shkup, 8 shtator 2026 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot vendosi lule të freskëta në vendet e përjetshme të prehjes së presidentit të parë të Republikës së Maqedonisë, Kiro Gligorov, ish presidentit Boris Trajkovski dhe kryeministrit të parë, Nikolla Klusev me rastin e 8 shtatorit - Ditës së pavarësisë dhe kremtimit të 35-vjetorit të pavarësisë së vendit.
Siç informon kabineti i presidentes, delegacionet e Kuvendit dhe Qeverisë, të udhëhequr nga kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi dhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, vendosën lule edhe në varrezat e Qytetit të Butelit në Shkup.
Homazhe tre burrështetasve ju dhanë shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral majori Sashko Lafçiski, guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Sllaveski, përfaqësuesi i Lidhjes së luftëtarëve, pushtetit gjyqësor, trupit diplomatik, partive politike, si dhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, kryetarët e komunave të Shkupit dhe anëtarët e familjes Klusevi.
Foto: kabineti i presidentes