Siljanovska-Davkova pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Turqisë, Alper Aktash
- Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i sapoemëruar i Republikës së Turqisë, Alper Aktash.
- Post By Ramize Qamili
- 18:55, 7 tetor, 2026
Shkup, 7 tetor 2026 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i sapoemëruar i Republikës së Turqisë, Alper Aktash.
Siç kumtuan nga Kabineti i Siljanovska Davkovës, duke i uruar mirëseardhje, ajo shprehu besim se gjatë mandatit të tij, marrëdhëniet e mira Maqedoni-Turqi do të përmirësohen edhe më shumë.
"Për të, Turqia nuk është vetëm partneri ynë strategjik dhe aleat i rëndësishëm në NATO, por edhe një mik i sinqertë që i kupton prioritetet e Maqedonisë. Në krijimin e Këshillit të Bashkëpunimit të nivelit të lartë, ajo njeh një hap politik përpara", potencojnë nga kabineti.

Për ambasadorin Aktash, partneriteti strategjik është me rëndësi të madhe për të dy vendet.
Siljanovska-Davkova sheh hapësirë të hapur për bashkëpunim në ekonomi, tregti, mbrojtje, infrastrukturë, energji, turizëm, kulturë dhe arsim.
Ajo përshëndeti Platformën e paqes në ballkan, të iniciuar nga Republika e Turqisë, si një kornizë për ndërtimin e stabilitetit rajonal përmes dialogut.
Për të dy, bashkësia turke është një segment i rëndësishëm i mozaikut etnik dhe fetar maqedonas, ashtu si qytetarët me origjinë maqedonase në Turqi janë një urë e fortë ndërshtetërore.
Ata gjithashtu ndanë histori personale që i lidhin - ambasadori Aktash përmendi prejardhjen e familjes së tij maqedonase, ndërsa presidentja kujtoi se ajo kishte lindur në një shtëpi turke në Ohër.
Së fundmi, ajo i uroi suksese në kryerjen e funksionit të tij të përgjegjshëm ambasadorial", shtojnë nga kabineti presidencial.