Siljanovska-Davkova pranoi kredencialet e ambasadorit të ri grek - Malukos premtoi mbështetje të fuqishme greke në rrugën e Maqedonisë drejt BE-së
- Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës së Greqisë, Joanis Malukos.
- Post By Ramize Qamili
- 19:32, 7 tetor, 2026
Shkup, 7 tetor 2026 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës së Greqisë, Joanis Malukos.
Ajo, duke e trajtuar Greqinë si një fqinj të rëndësishëm dhe partner të mundshëm strategjik, ajo shprehu pritje të sinqerta për hapjen e një kapitulli të ri në marrëdhëniet reciproke, në frymën e fqinjësisë së mirë, të ndërtuara përmes politikës së mirëfilltë.
"Për Siljanovska-Davkovën, Republika e Greqisë, si një vend në rajon me përvojën më të gjatë në Bashkimin Evropian, ka një përgjegjësi historike dhe politike për integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor", kumtuan nga kabineti i presidentes.
Gjatë takimit në presidencës greke të Këshillit të BE-së në gjysmën e dytë të vitit 2027, ajo pret një angazhim më të madh grek që synon përmbushjen e premtimeve të Agjendës së Selanikut në vitin 2003.
Sa i përket bashkëpunimit ekonomik, presidentja veçoi Korridorin 10 dhe interkonektorin e gazit si projekte me rëndësi strategjike për të dy vendet, për shkak të kontributit të tyre të garantuar në një ndërlidhje më të madhe, zhvillim ekonomik dhe siguri rajonale energjetike.
Siç shtojnë nga kanbineti presidencial, ajo përshëndeti iniciativën greke për të përfshirë rajonin e Prespës në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESKO-s, për shkak të vlerës së tij të jashtëzakonshme natyrore dhe kulturore.
Ajo beson fuqishëm në fuqinë e diplomacisë kulturore, njëkohësisht nxitur nga suksesi fantastik i shfaqjes greko-bullgaro-maqedonase të kantatës skenike "Carmina Burana".

Ambasadori Malukos shprehu gatishmërinë për fqinjësi të mirë, të ndërtuar përmes dialogut politik konstruktiv dhe respektimit të vazhdueshëm të së drejtës ndërkombëtare.
Ai premtoi mbështetje të fortë greke për rrugën e Maqedonisë drejt BE-së, duke informuar se zgjerimi i Unionit me vendet e Ballkanit Perëndimor do të jetë një përparësi në agjendën greke të presidencës.
Pjesëmarrjen e kompanive greke në vend, ambasadori e vlerësoi si një urë të rëndësishme ekonomike.
Siljanovska-Davkova i dërgoi përshëndetje të ngrohta presidentit grek, Konstantinos Tasulas, dhe popullit grek
Foto: kabineti i presidentes