• e premte, 04 shtator 2026

Siljanovska-Davkova përshëndeti hendbollistet të cilët arritën sukses historik në Kampionatin e 27-të botëror të hendbollit të shkollave të mesme

Siljanovska-Davkova përshëndeti hendbollistet të cilët arritën sukses historik në Kampionatin e 27-të botëror të hendbollit të shkollave të mesme

Shkup, 17 qershor 2026 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot priti anëtarët e ekipeve kombëtare të hendbollit për kadetë të meshkujve dhe femrave, të cilat arritën sukses historik në Kampionatin e 27-të botëror të hendbollit për shkolla të mesme, që u mbajt në Shkup: ekipi i kadetëve të meshkujve fitoi medaljen e artë dhe u kurorëzua kampion bote në shkolla, ndërsa ekipi i kadetëve të femrave fitoi medaljen e argjendtë dhe u bë nënkampion bote.

Siç theksuan në kumtesën e kabinetit të presidentes, duke i përgëzuar për suksesin e jashtëzakonshëm, ajo i falënderoi për betejën kalorësiake, fitoren personale dhe ekipore, si dhe përfaqësimin e denjë të vendit në skenën botërore të hendbollit.

Presidentja beson se medaljet e fituara janë rezultat i punës së palodhur, përkushtimit të plotë dhe talentit të jashtëzakonshëm, si dhe një shpërblim për aftësinë e demonstruar për të konkurruar në kushte të barabarta me ekipet më të mira shkollore në botë, gjë që i bën ata ambasadorët më të mirë të sportit të Maqedonisë.

Siljanovska-Davkova theksoi se hendbolli ka një vend të veçantë në historinë e sportit të Maqedonisë, në të cilën edhe ata vetë janë të përfshirë.

Në takim morën pjesë edhe përfaqësues të Federatës së sporteve shkollore të Maqedonisë, të udhëhequr nga kryetarja, Elena Mickovska, e cila i dorëzoi presidentes Siljanovska-Davkova një certifikatë mirënjohjeje për kontributin e saj të veçantë në zhvillimin dhe afirmimin e sporteve shkollore. rq/

Foto: kabineti i presidentes

QËNDRONI TË LIDHUR