Siljanovska-Davkova për vizitë zyrtare në Sllovaki, takime me udhëheqjen më të lartë shtetërore
- Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Sllovakisë, sot në Bratisllavë do të pritet me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake nga presidenti sllovak, Peter Pelegrini.
- Post By Qefsere Abduli
- 07:58, 2 qershor, 2026
Bratisllavë, 2 qershor 2026 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Sllovakisë, sot në Bratisllavë do të pritet me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake nga presidenti sllovak, Peter Pelegrini.
Është paraparë që Siljanovska-Davkova dhe Pelegrini të zhvillojnë takim tet-a-tet, pas të cilit do të pasojë një takim plenar i delegacioneve të Maqedonisë së Veriut dhe Sllovakisë.
Presidentja e Maqedonisë do të realizojë takim dhe me kryetarin e Këshillit Kombëtar të Sllovakisë, Rihard Rashi, si dhe me nënkryetarin e Qeverisë sllovake dhe ministër i Mbrojtjes, Robert Kalinjak.
Në kuadër të vizitës, Siljanovska-Davkova do të vendosë kurorë lulesh pranë Monumentit të lirisë, në zonën memoriale të Devinit.
Nesër, presidentja Siljanovska-Davkova në Qendrën Kombëtare të Kulturës dhe Arsimit në Bratisllavë do ta vizitojë ekspozitën kolektive "Nga alfabeti glagolik deri te drita: Odë vizuale e Shën Kirilit dhe Metodit", me vepra të artistëve maqedonas, Ana Mitevska, Angel Korunovski, Laze Tripkov dhe Aleksandra Kostadinovska. Kurator i ekspozitës është Kiril Penushliski. qa/
Foto: Arkivi