Siljanovska-Davkova do ta vizitojë ekspozitën "Nga alfabeti glagolik deri te drita: Odë vizuale e Shën Kirilit dhe Metodit" në Bratisllavë
- Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot do ta vizitojë Qendrën Kombëtare për Kulturë dhe Arsim në Bratisllavë, ku është vendosur ekspozita në grup "Nga alfabeti glagolik deri te drita: Odë vizuale e Shën Kirilit dhe Metodit".
- Post By Qefsere Abduli
- 07:36, 3 qershor, 2026
Bratisllavë, 3 qershor 2026 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot do ta vizitojë Qendrën Kombëtare për Kulturë dhe Arsim në Bratisllavë, ku është vendosur ekspozita në grup "Nga alfabeti glagolik deri te drita: Odë vizuale e Shën Kirilit dhe Metodit".

Në ekspozitë janë prezantuar disa nga artistët maqedonas Ana Metevska, Angell Korunovski, Laze Tripkov dhe Aleksandra Kostandinovska, ndërsa kurator është Kiril Penushliski.
Përmes pikturës, fotografisë dhe interpretimeve bashkëkohore vizuale, autorët e eksplorojnë lidhjen ndërmjet kujtesës historike dhe shprehjes artistike moderne, duke hapur një dialog me trashëgiminë shpirtërore dhe kulturore të Shenjtorëve Kirili dhe Metodi, alfabetit glagolik dhe shkrim-leximit sllav.
Sipas organizatorëve, ekspozita ofron një lexim bashkëkohor të trashëgimisë kulturore, duke e paraqitur atë jo si një artefakt historik statik, por si një strukturë të gjallë shpirtërore dhe vizuale që vazhdon të komunikojë me kontekstin bashkëkohor.
Ekspozita u hap më 27 maj, ndërsa do të jetë e hapur deri më 16 qershor, me mbështetjen e Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Bratisllavë dhe Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit. qa/
Foto: MIA