• e hënë, 16 nëntor 2026

Siljanovska Davkova u takua me përfaqësuesit e Projektit HOUp dhe Fondacioni BD

Siljanovska Davkova u takua me përfaqësuesit e Projektit HOUp dhe Fondacioni BD

Shkup, 16 tetor 2026 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova priti sot Rabi Torbej, drejtor ekzekutiv i Projektit HOUP (Project HOPE), dhe Sien Avalos, kryetare e Fondacionit BD (Becton, Dickinson and Company Foundation), njoftoi Kabineti presidencial.

Për Siljanovska-Davkovën, për më shumë se tre dekada, Projekti HOUP ka kontribuar ndjeshëm në forcimin e kapaciteteve të kujdesit shëndetësor të Maqedonisë, përmirësimin e njohurive profesionale të punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe futjen e teknologjive të reja në kujdesin shëndetësor.

Presidentja mirëpriti donacionet e pajisjeve moderne mjekësore, zbatimin e metodave shpikëse, si dhe investimet në burimet njerëzore përmes trajnimit klinik me ekspertizë ndërkombëtare.

Sipas saj, partneritetet ndërkombëtare janë të rëndësishme në krijimin e zgjidhjeve të qëndrueshme sistemike, të cilat në planin afatgjatë do të ndikojnë në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore.

Duke e vlerësuar punën e Projektit HOUP si jashtëzakonisht të suksesshëm dhe frymëzues, Siljanovska-Davkova i falënderoi ata për përkushtimin dhe praninë e tyre në vend.

Bashkëbiseduesit informuan rreth programeve dhe aktiviteteve të tyre të mëparshme dhe aktuale shëndetësore dhe humanitare.

Ata shprehën kënaqësi për bashkëpunimin me institucionet e Maqedonisë, veçanërisht me punonjësit e kujdesit shëndetësor, dhe theksuan gatishmërinë e tyre për ndihmë dhe mbështetje të mëtejshme.

Projekti HOUP, thuhet në kumtesë, është një organizatë globale me 65 vjet përvojë, e pranishme në më shumë se 25 vende. sa/

Foto: Kabineti i presidentes

QËNDRONI TË LIDHUR