Siljanovska Davkova: Darsma e Galiçnikut gjithnjë e më shumë po tërheqë vizitorë nga vendi dhe jashtë, duke mbetur një prej simboleve më të njohura të identitetit kulturor maqedonas
- Presidentja Gordana Siljanovska Davkova e cila sot mori pjesë në manifestimin tradicional "Darsma e Galiçnikut" theksoi se kjo ngjarje prej vitit në vit po tërheqë gjithnjë e më shumë turistë nga vendi dhe jashtë dhe mbetet një prej simboleve më të njohura të identitetit kulturor maqedonas.
- Post By Arta Bunjaku
- 16:14, 12 korrik, 2026
Shkup, 12 korrik 2026 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova e cila sot mori pjesë në manifestimin tradicional "Darsma e Galiçnikut" theksoi se kjo ngjarje prej vitit në vit po tërheqë gjithnjë e më shumë turistë nga vendi dhe jashtë dhe mbetet një prej simboleve më të njohura të identitetit kulturor maqedonas.

"Sot, në 'Darsmën e Galiçnikut', banorët më të rinj të Galiçnikut më pritën me naforë dh kripë vendore, ndërsa më pas ndoqa një pjesë të riteve darsmore që me shekuj trashëgohen, si një prej shprehjeve më identike të trashëgimisë kulturore maqedonase", kumtoi presidentja në Fejsbuk.

Ajo theksoi se çiftit të ri të këtij viti, martina Mihajllovës dhe Aleksandar Pendaroskit ua uroi martesën dhe në cilësinë e mbështetëses u dhuroi paftë Galiçniku me motiv nga veshjet tradicionale, që është simbol i frytshmërisë dhe pasurisë martesore maqedonase.
Foto: Kabineti i presidentes Gordana Siljanovska Davkova