Sileksi dhe Shkëndija sonte për plasman në xhiron e dytë kualifikues në Ligën e konferencës
- Pasi të enjten e kaluar siguruan fitore si nikoqir, futbollistët e Sileksit dhe Shkëndijës sot, në të njëjtin termin dhe në lokacione të ndryshme në Shkup, do të përpiqen ta ruajnë epërsinë dhe të kualifikohen në xhiron e dytë kualifikues në Ligën e konferencës, në të cilën pas eliminimit në Ligën e Kampionëve do ta vazhdojë garën edhe Vardari.
- Post By Qefsere Abduli
- 09:35, 16 korrik, 2026
Shkup, 16 korrik 2026 (MIA) - Pasi të enjten e kaluar siguruan fitore si nikoqir, futbollistët e Sileksit dhe Shkëndijës sot, në të njëjtin termin dhe në lokacione të ndryshme në Shkup, do të përpiqen ta ruajnë epërsinë dhe të kualifikohen në xhiron e dytë kualifikues në Ligën e konferencës, në të cilën pas eliminimit në Ligën e Kampionëve do ta vazhdojë garën edhe Vardari.
Fituesi i Kupës së Maqedonisë, Sileksi, sonte nga ora 20:00 në Qendrën e Trajnimit të FFM-së "Petar Miloshevski" e pret Dinamo Minskun me epërsi prej një goli nga ndeshja e parë, në të cilën në terrenin neutral në Stara Zagora befasoi liderin e kampionatit bjellorus dhe triumfoi me rezultat 1:0.
Një detyrë shumë më të lehtë në të njejtin termin në Arenën kombëtare "Todor Proeski" do të kenë futbollistët e Shkëndijës, pasi në ndeshjen e parë në Gjilbartar siguruan fitoren bindëse ndaj Evropës me rezultat 5:0.
Nëse e kalojnë pengesën e parë, Sileksi në raundin e dytë kualifikues do të luaj kundër Nefçit nga Azerbajxhani, ndërsa Shkëndia kundër ekipit slloven, Bravo.
Kundërshtar i Vardarit, ndërkaq, do të jetë Riga, e cila gjithashtu u eliminua në raundin hyrës kualifikues të Ligës së Kampionëve. qa/
Foto: FK Sileks/Profili Fejsbuk