• e hënë, 26 gusht 2024

Shteti Islamik publikoi video nga sulmuesi me thikë në Solingen

Shteti Islamik publikoi video nga sulmuesi me thikë në Solingen

Solingen, 26 gusht 2024 (MIA) - Organizata terroriste Shteti Islamik (SHI) ka publikuar video në të cilën gjoja shihet i dyshuari përgjegjës për sulmin fatal me thikë në qytetin Solingen, në Gjermaninë perëndore, njoftoi DPA.

Në videon rreth njëminutëshe mund të shuhet një i ri i maskuar, i cili mban një thikë drejt kamerës. Ai nmë gjuhën arabe i premton besnikëri liderit të Shtetit Islamik, duke iu drejtuar me titullin e nderit "Emir".

Shteti Islamik të shtunën e mori përgjegjësinë për sulmin, në të cilin kanë humbur jetën tre persona, ndërsa edhe tetë të tjerë janë lënduar.

Vërtetësia e videos dhe nëse personi i paraqitur në të është me të vërtetë i dyshuari që aktualisht mbahet nga autoritetet gjermane nuk mund të konfirmohej fillimisht.

Prokurorët gjermanë thanë më herët dje se një gjykatës kishte lëshuar një urdhër arresti zyrtar për dyshimin për vrasje dhe anëtarësim në grupin terrorist të Shtetit Islamik, ndër akuza të tjera.

Siriani (26) ndjek ideologjinë e organizatës terroriste Shteti Islamik dhe iu bashkua asaj diku para 23 gushtit, thuhet në komunikatë. Përpjekja për të dëbuar azilkërkuesin dështoi në vitin 2023, shtoi ai.

Sulmi u krye të premten në mbrëmje në një shesh në qendër të qytetit Solingen ku po mbahej një festival për të festuar 650 vjetorin e qytetit. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR