Shtatëdhjetë persona vriten në operacionet e fundit izraelite në Rripin e Gazës
- Në operacionet izraelite në Rripin e Gazës gjatë ditës së djeshme janë vrarë gjithsej 70 persona, njoftoi DPA, duke cituar burime mjekësore. Agjencia tha se shifrat nuk mund të verifikoheshin në mënyrë të pavarur.
- Post By Sara Ademi
- 11:51, 21 qershor, 2025

Gaza, 21 qershor 2025 (MIA) - Në operacionet izraelite në Rripin e Gazës gjatë ditës së djeshme janë vrarë gjithsej 70 persona, njoftoi DPA, duke cituar burime mjekësore. Agjencia tha se shifrat nuk mund të verifikoheshin në mënyrë të pavarur.
Njëzet e tre persona thuhet se u vranë ndërsa prisnin ndihmë humanitare në pjesën qendrore të rripit. Armata izraelite tha se incidenti ndodhi pasi një grup njerëzish u mblodhën rreth ushtarëve izraelitë dhe megjithë të shtënave paralajmëruese, disa njerëz vazhduan të lëviznin drejt ushtarëve, duke bërë që një aeroplan të hapte zjarr mbi ta.
Gjithsej 11 persona të tjerë u vranë nga bombardimet izraelite pranë një pike të shpërndarjes së ndihmave në Rafah në pjesën jugore të zonës, thanë burimet mjekësore. Armata izraelite tha se nuk kishte raportime për një incident të tillë.
Të dy incidentet ndodhën pranë pikave të kontrollit të Fondacionit Humanitar Gaza, një organizatë e mbështetur nga Izraeli dhe SHBA. sa/
foto: EPA